Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar të pavërteta akuzat e shumta të opozitës për largimin masiv të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian, duke thënë se numri i emigrantëve është ulur krahasuar me vitin 2011, kur vendi drejtohej nga PD.
Fjala e kryeministrit:
Është një fenomen historik, mbi të cilin ka shumë për të analizuar, reflektuar, e mbi të gjitha nuk përbën asgjë të vecantë për Shqipërinë në një fazë historike, që ka përcaktuar lëvizjene lire si risi dhe si domosdoshmëri të munguar për shumë vite për shqiptarët.
Për më tepër, konferenca i referohet fakteve dhe shifrave të vërteta duke ndërtuar një diskutim që sunon të jetë i ftohtë dhe analitik, larg politizimit apo shpërdorimit për efekte të caktuara të një teme kaq komplekse dhe kaq interesate sa emigracioni.
Ky debat në Shqipëri zhvillohet në kushtet kur vendi ynë, por dhe vende të tjera, nuk janë pjesë e tregut të forcave të lira të punës, si vendet e tjera të BE. Në këtë kontekst duket sikur janë vetëm shqiptaët ata që largohen dhe lëvizin në drejtim të vendeve më të zhvilluara, ndërkohë që kjo ëhstë larg të vërtetës.
Nëse ju referohemi shifrave, në të gjitha vendet e reja të BE, nga Polonia e deri te Kroacia, do të shohim se e vërteta është ndryshe.
Arsyet për t’u larguar sot për shqiptarët nuk janë të natyrës politike, sic e tha dhe ambasadorja. Pra nuk janë arsye që lidhen me azil kërkim politik, por janë si aryset e polakëve, kroatëve, rumunëve. Vetëm vitin e kaluar nga kroacia janë larguar 50 mijë njerëz, 90% e të cilëve të reja dhe të rinj.
Ndryshe nga ne, ata nuk shënohen si azil kërkues, sepse janë forca të lira pune, që lëvizin për një mundësi më të mirë punësimi. Nëse 50 mijë njerëz janë larguar nga Kroacia, nga Shqipëria janë larguar 39 905 dhe janë kthyer 25 mijë.
Në Italinë e jugut, fenomeni i largimeve është fenomen kronik, që nuk është frenuar dhe as shmangur.
Po të shikojmë, trendin e lëvizjes më tutje, më 2011-2017, bazuar në matjet e Instat dhe Eurostat, numri i emigrantëve për cudi ka shkuar në rënie. Nga të dhënat më të fundit është lehtësisht e lexueshme që më 2017 në krahasim me 2013 kemi 20% më pak emigracion, ose 9500 persona më pak.
Krahasuar me 2011 numri i emigrantëve ka rënë me 30%. Emiragcioni nuk ka shpërthyer së fundi, ka pasur momente piku dhe rënie, është trend historik, që ka nisur që me nisjen e lëvizjes së lirë. Në vitet ’90 Shqipëria përjetoi një lëvizje masive drejt vendeve më të zhvilluara, në mbi 1 milion njerëz.
Arsyeja kryesore ishte një jetë më e mirë në cdo aspekt. Jeta më e mirë mbetet edhe sot një arsye.
Janë 84% e emigrantëve, të cilët e lidhin me mundësinë për punësim lëvizjen e tyre drejt vendeve të tjera. Një nga rastet më tipike të diskutuara në mjedisin tonë është rasti i mjekëve drjet Gjermanisë, që përbën një burim për të analizuar dhe kuptuar se si një rast i tillë është lidhur me ambicien dhe nevojën e një mundësie më të mirë, por edhe me boshllëkun e lënë këtu në raport me një grup njerëzish.
Kështu mund të lexojmë të gjitha grupet, për të kuptuar cfarë duhet bërë më mirë këtu, t’iu krijojmë kushtet këtu. Mjekët për katër vite me radhë, u mbyllën specializimet, u krijua një boshllëk shumë i madh, që u transmetua në mundësi reale të sistemit tonë për të plotësuar me mjekë të specializuar nevojat e infrastrukturës së shërbimit tonë shëndetësor.
Mjekët shkojnë për t kuptuar një mundësi më të mirë me një mundësi me më shumë të ardhura. Ne kemi krijuar një mundësi, që për t’i dhënë një mjeku që hskon të punojë jashtë Tiranës bonussin prej 2 milionë lekësh. Kjo e barazon motivimin me mjekun e larguar në Gjermani, duke zbritur dhe detyrimet nga taksat që atje janë shumë më të larta se këtu.
Nëse do të hiqnim kontributin e emigrantëve nga të ardhurat e përgjithshme në ekonominë tonë, edhe sot do të ishte e pamundur të imagjinonim një ekonomi që qëndron në këmbë, nuk do mund të mbijetonim. Janë 618 milionë euro të fituara nga emigracioni, një burim i rritjes së ekonomisë sonë për vite me radhë.
Programet e mundësive për investime dhe punë në rikthim.
Kemi një rikthim të emigrantëve ashtu sic kemi dhe një largim të shqiptarëve në emigracion. Nëse do të shohim gjithë trendin e largimeve dhe rikthimeve në vitet 2011-2017 do shohim se diferenca mes larigmeve dhe rikthimeve shkon duke u ngushtuar, jo sa për të vednsour baraspeshë, por shkpon duke u ngushtuar. Kësaj tendence do t’i japim përgjigje adekuate, në funksion të atyre që rikthehen në tregun shqiptar të punës dhe investimti të tyre në ekonomi.
Ka pasur debat të madh, cështja e azilkërkimit. Është e vërtetë që shqiptarët u përfshinë, për pamundësi lëvizje normale në tregun e lirë të punës, në valën e azilkërkimit, që arriti kulminacion të madh për shkak të konflikteve në Lindjen e Mesme, dhe u bë shumë zhurmë e spekulime me azilkërkuesit shqiptarë.
Pa dashur të justifikojmë fenomenin dhe të vetëdijshëm se fenomeni duhet frenuar me doemos, sot jemi në kushtet kur kemi një rënie drastike të numrit të azilkërkuesve, qoftë për masa e marra në Gjermani apo në vendet e tjera, qoftë dhe vendet konkrete të marra nga qeveria shqiptare.
Në 2017, 3 mijë shqiptarëve iu dha mundësi punësimi në Gjermani. Mund të punosh jashtë vendit me kualifikime pa kërkuar azil