Kryeministri Edi Rama publikoi nje video nga te realizuar nga Terenc Pepa ku ndau pamje nga shtëpia-muze e ”Ndre Mjedës” në Kukël, Bushat.
Ai e quajti këtë shtëpi-muze si një xhevahir të pazbuluar.
Shtëpia e poetit të madh u kthye në qendër muzeore pasi u realizua rikonstruksioni i plotë dhe u vendos shtatorja e tij.
Shtëpia ku jetoi dhe punoi Ndre Mjeda është ndërtuar në vitin 1906, dhe paraqet një ndërtim dykatësh të stilit neoklasik.
Gjatë viteve 1962-1979 dhe 1982-1991 ka pasur funksionin e një shtëpie-muze kushtuar poetit dhe e pajisur me objekte të ndryshme të vetë klerikut.
Kompleksi në fshatin Kukël përbëhet nga dy objekte të lidhur me njëri-tjetrin, Kisha dhe Qela, objekte këto që janë projektuar dhe realizuar nga vetë Dom Ndre Mjeda.
Kompleksi në Kukël është shpallur “Monument Kulture” në shkurt të vitit 2012.