“Nëse UEFA kërkon zgjerim pas stadiumit Loro Boriçi, shtëpitë do të prishen dhe do ketë shpronësim”.
Kryeministri Edi Rama nuk ka mundur të largohet i qetë nga Shkodra dhe bëri këtë deklaratë sapo doli nga një takim në bashkinë e qytetit. Banorët që rrezikojnë t’u prishen shtëpitë pas stadiumit “Loro Boriçi” i kanë dalë para duke e detyruar kryeministrin që të japë një shpjegim. Debati me kryeministrin ka vijuar edhe me një prej banorëve por kreu i qeverisë nuk i ka dhënë përgjigje disa pretendimeve dhe pyetjeve që iu bënë drejtpërdrejtë. Nën masa të rrepta sigurie kryeministri u largua me makinën e tij duke marrë me vete revoltën e banorëve. E vetmja shpresë për banorët e stadiumit “Loro Boriçi” që mos t’u prishën shtëpitë është nëse UEFA nuk do të kërkojë zgjerimin e sheshit në të kundërt siç e tha kryeministri ato objekte do prishen.