Teksa pasditen e sotme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pritet të vijnë në vendin tonë, në kuadër të takimit për nismën ‘Open Balkan’, eshte zbardhur axhenda zyrtare.

Në këtë axhendë, përcaktohet itinerari dhe zhvillimet që do të ketë ky takim, që pritet të mbahet sot dhe nesër në kryeqytetin shqiptar dhe në Elbasan.

Delegacioni i Vuçiç dhe i Zaev do të udhëtojnë drejt Elbasanit, atje ku do të mbahet edhe dita e parë e këtij organizmi, në orën 18:30. Ndërkohë, dita e nesërme pritet që të ketë zhvillime më intensive, pasi do të kulmojë me një konferencë të përbashkët të 3 liderëve, që janë edhe inicatorët e kësaj nisme.

AXHENDA DATA 20 DHJETOR

18.30 – Mbërritja në Elbasan   19.00 – Darka zyrtare e delegacionit

AXHENDA DATA 21 DHJETOR

09.00 – Mbërritja e delegacioneve në Pallatin e Brigadave 09.05 – Takimi i 3 drejtuesve (Në Pallatin e Brigadave) 09.30 – Seancë 11.30 – Ceremonia e nënshkrimit  13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve të Iniciativës Ballkanike të Hapur  14.00 – Dreka zyrtare  16.00 – Nisja e delegacioneve

Artikulli paraprakYURI KIM: 2021 ISHTE VITI I KTHESËS, PROKURORËT E SPAK JANË BËRË HERONJTË E TË RINJVE
Artikulli tjetërSHKODËR, NJË VJETORI I NDARJES NGA JETA I BIZNESMENIT RROK FUSHA