Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se mbrojtja e votës së lirë është mbrojtje e dinjitetit për secilin qytetar.

Gjatë një takimi me fermerë të Belshit, Berisha tha se ndaj ka ngritur disa herë shqetësimin e heqjes së votës brenda PS, ndërsa e krahasoi Ramën si sekretar partie në kohën e komunizmit.

“Bashkohem me ty që në mënyrë absolute, nëse nuk kthejmë votën, ne rikthehemi njerëz, se po flas të vërtetën, por njerëz pa dinjitetet. Vota është dinjiteti i njeriut të lirë. E kam ngritur disa herë këto kohë problemin e heqjes së votës nga PS, I keni dëgjuar ca njerëz që thonë; ç’punë ka ai për votën në PS?! Po si nuk kemi punë, por një organizatë që nuk votohet nga qenë organizata e partisë. Ajo që bëri Edi Rama, që ua hoqi PS të drejtën e votës, është si ajo që bënte sekretari i partisë. Këtë bërë Edi Rama. E patë se si u mbush Tirana me 7 korrik. Si ka mundësi që të bëhemi një popull që nuk votohen, Të mbetemi të vetmit që nuk votojmë. Ndaj dhe duhet ta kemi që të gjithë votën si përparësi. Pavarësisht se nuk jep lekë, qumësht, shpërblime, por ama të gjitha burojnë prej saj. Ju garantoj. Të jep liri dhe nga liria burojnë të gjitha.”, tha Berisha.

Artikulli paraprakBROJA ME SKUADËR TË RE? KLUBI I PREMIER LEAGUE NË TRATATIVA TË AVANCUARA ME CHELSEAN
Artikulli tjetër“VETËM SHQIPTARËT MUND TA BËJNË SHQIPËRINË”, BERISHA ZBULON PLANIN: KUR TË VIJMË NË PUSHTET, NJË PAGË SHTESË PËR….