Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama është sot personazh kryesor i medias amerikane, Nju Jork Times.

Sipas tij “sot Edi Rama është personazh kryesor në Nju Jork Times. Gazeta ka botuar të gjithë dosjen shqiptaren dhe i kushton një shkrim të gjatë aferës Rama- McGonigal. Në këtë mënyrë Edi Rama është sot turpi i botës së lirë. Ai duhet të largohet sepse asnjë shqiptar përveç Duçkës, Nezës dhe ndonjë tjetri nuk kanë pse të paguajnë asnjë haraç për të. Edi Rama u përpoq të mashtronte mbrëmë, por këto dy zhvillime pas daljeve të tij e nxijnë edhe më shumë veprën e tij, figurën e tij. Në fakt turpërojnë edhe Shqipërinë. Ka vetëm një alternativë, dorëheqja e tij e menjëhershme. U them shqiptarëve që ky njeri çdo ditë që rri në pushtet rri vetëm për tu vjedhur ju dhe për pasurimin e tij”.

Berisha deklaroi se “ky njeri deklaroi mbrëmë se nuk do të shkojë më në Parlament dhe për këtë fajësoi opozitën, e cila kërkoi në mënyrën më legjitime debat me mocion për aktin e tij të shëmtuar. Po në qeveri a e dini ju se nga 48 mbledhje në vit, Rama udhëheq me Ballukun. Ai ka kryesuar vetëm 19 mbledhje. Shqiptarët nuk kanë votuar Ballukun. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Askush nuk mund ta marrë me mend se si një kryeministër nga 48 mbledhje qeverie, merr pjesë vetëm në 19. Po t’i analizojmë ato 19 mbledhje, të gjitha janë për plaçkitje dhe interesa personale. Tani deklaroi se nuk do të shkojë as në Parlament. U bëj thirrje shqiptarëve në datën 11 ta krrejmë nga ajo detyrë këtë parazit, këtë hajdut që nuk ka asnjë normë e standard”.

Artikulli paraprakDËMTOHET PJESËRISHT MBIKALIMI, BLLOKOHET RRUGA NË LAGJEN ‘BAHÇALLËK’
Artikulli tjetër100 DITËT E PARA SI KRYEMINISTËR I BRITANISË, RISHI SUNAK: DO RRITET NUMRI I SHQIPTARËVE TË DËBUAR