Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kreu i qeverisë Edi Rama ka detyruar administratën që të jetë e pranishme në takimet e tij që do të zhvillojë në Sarandë.

Berisha ka publikuar në ‘Facebook’ një mesazh të qytetarit dixhital ku ky i fundit shkruan se kush nuk do të shkonte në takim, do të pushohej nga puna.

MESAZHI TEK BERISHA

Noriega neser ne Sarande sjell me detyrim rrogetaret e tij ne takim!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirmbrema Doktor .Neser ne Sarande dhe Finiq vjen Piktori e gjithe administrata duhet te jet aty ne takim urdher i prer i drejtueseve Rilindas ne Sarande Delvine dhe Finiq kush nuk vete ne takim iken nga puna.

Dhe te ken hall mileti te presin kur te iki Rama nga dreka qe do haj ne Karahaxh .Po ki takim ben te realizushem maskarallekun me te madh jepjen e certifikatave te pronesis objekteve qe jan me probleme pronesie ne Sarande .”

Artikulli paraprak62% E SHQIPTARËVE NUK MUND TË PËRBALLOJNË DOT VESHJE TË REJA, MË E LARTA NË EUROPË
Artikulli tjetërBOTËRORI/GRUPI E, BRAZILI NË KËRKIM TË FITORES SË PARË NDAJ KOSTA RIKËS