Kryeministri Edi Rama nga Brukseli në konferencën e përbashkët për mediat me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s u pyet nga gazetarët edhe për strehimin e muxhahedinëve në Shqipëri, kur tha se ky është një mision humanitar.

“Shqipëria ka ofruar që t’i japë strehë disa mijëra njerëzve jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit. Është pjesë e traditës sonë, e asaj çka ne jemi. Ne kemi qenë vendi i vetëm që pas luftës së dytë botërore kishte më tepër hebrenj se përpara saj.

Për hebrenjtë Shqipëria ishte një shtëpi e sigurt gjatë kohës së holokaustit. E kemi bërë këtë gjë si një operacion humanitar. Nuk do ta ndryshojmë traditën tonë dhe as qasjen tonë kundrejt këtyre njerëzve të cilët duhet të mbrohen nga një regjim i cili po bën kërcënim për jetët e tyre.

Sa për aktivitetet e tyre keqbërëseve në Shqipëri kemi dëbuar ambasadorin e tyre së pari, dhe së fundi të tjerë të përfshirë në aktivitete që janë jashtë aktivitetit të rregulluar të misioneve diplomatike.

Do të vijojmë të qëndrojmë fort nuk jemi të vetëm jemi pjesë e një aleance më të madhe dhe ky operacion është zhvilluar krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Rama.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME VDEKJE NE MALËSI TË MADHE
Artikulli tjetërAMBASADORJA YURI KIM TAKON KRYEPROKURORIN: PËRMBUSHNI PREMTIMIN PËR GJYQËSOR TË PAVARUR