Në një mbledhje me dyer të mbyllura, pas një dushi të ftohtë që Edi Rama i ka bërë koordinatorëve dhe strukturave të tjera të partisë socialiste të Shkodrës ka emëruar Agim Shimaj kryetar i PS për qytetin deri në riorganizimin e ri të PS-së dhe Sokol Cubin kryetar për rrethin po ashtu deri në zgjedhjet e reja.
Më shumë se kryetar Shimaj dhe Cubi do të kenë një rol mbikqyrës për atë se çfarë është bëri deri më tani në radhët e PS gjatë riorganizimit. Një sinjal ka dhënë edhe për drejtorët e PS duke u shprehur se shumë prej tyre më përpara nuk e kanë ditur se ku është dera e selisë së PS ashtu si edhe tani nuk duken pranë PS ndërsa edhe në punën e tyre nuk sillen mirë me qytetarët ndaj, të tillë drejtorë mund të lëvizen. Sipas lidershipit të PS në mbledhjen e zhvilluar hapur ka deklaruar se asnjë prej kryetarëve të organizatave që kanë humbur në zgjedhjet lokale nuk do të jenë më. Po ashtu Rama shumë i ashpër ka qenë me partinë socialiste të Shkodrës. “PS-ja në Shkodër nuk është keq por në një gjendje skandaloze. Nuk jeni aspak të organizuar por përkundrazi. Ç’më flisnit ju në fushatë se fitojmë me aq e kaq vota. RAMA: DREJTORËT QË NUK DINË ZYRËN E PS DO LËVIZEN Keni humbur me 10 mijë vota dhe kjo është e turpshme dhe kjo tregon se në çfarë gjendje skandaloze jeni. Më kërkoni punësim po ku doni ju, në tatime, në dogana? Në të gjithë botën 10% janë në shtet që punojnë dhe 90% në privat ndërsa ju doni 90% në shtet dhe 10% në privat. Nuk e ke një mësues antëar të partisë socialiste këtu në Shkodër, nuk e ke një pedagog anëtar të PS, s’ka një biznesmen të vogël apo të mesëm meqë janë hequr taksat. Njerëzit e ardhur sëfundmi nuk kanë sjellë asgjë në PS ndërsa shumë prej të vjetërve janë përjashtuar ose nuk vijnë më”-ka deklaruar Rama duke shigjetuar në tërësi strukturat e PS që sipas tij kanë punuar shumë dobët. Të vetmit që janë lejuar të flasin në takimin me dyer të mbyllura kanë qenë Dodë Mehmetaj, drejtori i zyrës së punës, i zakonshmi Besnik Brahimi ish-kryetar i komunës Bërdicë dhe sekretari i PS për Rrethin Luan Truma i cili në një moment ka replikuar me Ramën duke i thënë se ka informacione të gabuar por kryeministri i është përgjigjur se e di shumë mirë situatën e PS në Shkodër. Ndërsa Rama shprehej me tone të ashpra, të tjerë shtyheshin në dyert e kinema Millenium për t’u futur brenda por policia dhe garda nuk i lejonte duke krijuar edhe një situatë qesharake…. Shyterja Ndërsa nisma “Ta pastrojmë Shqipërinë” nuk ka shkuar edhe aq mirë sepse në një moment është shkëputur energjia elektrike dhe salla ka ndenjur në terr derisa është vënë në efiçencë një gjenerator duke alarmuar edhe OSHEE-në. Pas thuajse 3 orësh e gjysëm në Shkodër kryeministri Rama është larguar drejt Tiranës me synimin e qartë që PS duhet të ndryshojë shumëçka në Shkodër.