Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Vlora tha se suksesi i të gjitha reformave të ndërmarra nga qeveria varet nga zbatimi i reformës në drejtësi, në të kundërt ato rrezikohen.

Në një aktivitet paktin i mirëqënies sociale, kreu i ekzekutivit u shpreh drejtësia duhet të çlirohet nga kthetrat e gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve të korruptuar.

Rama: Të gjitha këto reforma do të fillojnë të japin në cdo hap e më shumë rezultate, por janë të kërcënuara në suksesin e tyre të plotë nëse ne nuk zbatojmë reformën në drejtësi, nëse ne nuk çlirojmë drejtësinë nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar dhe nënkupto këtu edhe nga kthetrat e politikanëve të korruptuar, që do të thotë që për ne është themlore që të fillojë zbatimin e reformës në drejtësi përmes vettingut, por kur them për ne nuk kam parasysh për qeverinë, nuk kam parasysh për PS, por kam parasysh popullin shqiptar.

Për popullin shqiptar që meriton të ketë shtet, meriton të ketë institucione që i shërbejnë, ndërkohë që po dëshmon në mënyrë të vazhdueshme se është i gatshëm të paguajë kontributet e tij.

Artikulli paraprakKRYEMADHI: META KA RESPEKT PËR SALI BERISHËN
Artikulli tjetërE FUNDIT/ MASKAT GRABISIN FARMACINË, TERRORIZOJNË ME ARMË FARMACISTEN