Takim me pensionistë – Rama sulmon gjykatat: Më të degjeneruarat në botë
Gjykatat shqiptare janë më të degjeneruarat në Botë. Keshtu u shpreh Kryeminsitri Edi Rama Gjatë një takimi me pensionistët për fextat e fundvitit. Rama: 20 vjet më parë shteti thoshte jo të gjithë duhet të shkojnë në universitet, se ky vend si dhe çdo vend ka nevojë për zanate, për hidraulik, elektricist, axhustator e me radhë. Sot në autostradën Tiranë-Durrës nuk do të kishte vend të lirë pune, po e dini çfarë?! Nuk ka asnjë ndërmarrje nga ato që shikoni rrugës ju, nga Zogu i Zi deri në Durrës majtas apo djathtas që nuk ka vende të lira pune. 2,3, 5 deri në 50 e 60, por janë vende pune për zanaxhinj dhe jo për juristë. U bë vendi me numrin më të madh të juristëve për km 2 dhe kemi gjykatat më të degjeneruara të globit, të paktën ta kishim ndarë këtë punë Shqipëria prodhon juristë, kishim gjykatat më të mira në botë dhe ja çonim edhe botës juristët tanë, po ne as gjykata dhe as juristë për të qenë nuk i gjejmë dot kollaj. Rama: Skema e pensioneve ishte si skemë piramidale Kryeministri u foli pensionistëve edhe për skemën që u trashëgua nga qeveria Berisha për të cilën tha se ishte e ngjashme me skemat piramidale. Rama: Skema e pensioneve që ne trashëguam ishte një skemë që prodhonte cdo vitë 450 mln dollarë defixhit që do të thotë se këto para mbulohedhin nga shteti në vend se të shkonin për investime në spitale shkollat, kopshte, çerdhe rrugë. Një skemë e modeluar në 1993 me logjikën e 1947 kur për herë të parë u krijaur skema e pensionevce që ishte si skemë piramidale ku shteti zhytej vit pas viti në një defixhit të thellë për të mbajtur në këmbë skemën. Rama dhe se skema e re e pensioneve i jep mundësi atyre pensionistë që nuk kanë paguar kontribute që shteti ti japë pension social. Sipas kryeministrit Rama, qeveria e sotme hoqi nga buxheti për rritje pagash dhe pensionesh 100 milionë dollarë në vit, ndërsa qeveria e kaluar sipas tij dha për 8 vjet 124 mln dollarë, ndërsa u ktheu përgjigje edhe atyre që thonë se mund të kishin bërë më shumë se kaq. Rama: Ata që flasin, flasin sa të duan, por për të bërë këtë ka bërë (tregon brylin) Rritja e pagave dhe pensioneve do të nisë nga 1 marsi i vitit të ardhshëm. Rama: Për këdo që vjen në moshën e pensionit pavarësisht se nuk ka dhënë një kontribut shteti jep një pension social. Me skemën e vjetër do të kriojohej një shtresë të moshuarish lyps, sepse mos harrojmë që jo të gjithë këta njerëz kanë fëmijë. Ka dhe pensionistë të vetmuar. Ku do të gjenin këta ato para për të mbajtur frymën gjallë?! Do të lypnin rrugëve, kështu i kishtë dënuar politika tjetër. Edhe transfertat në buxhetet familjarë janë rritur 17.7 % falë reformës dhe skemës së pensioneve. Kjo do të thotë që do të shkojmë drejt një skeme pensioni që do të ndikojë në përmirësimin e situatës së financave publike, duke i dhënë mundësi pensionistëve ta përcaktojnë vetë pensionin dhe duke i dhënë mundësi shtetit që të këetë më shumë para për të investuar në çerdhe, kopshte etj. Në 2015 në rritën pensionet për veterantët e luftës. Ishte premtim i vjetër dhe ne e bëmë realitet e rritëm 15.6%