Kryeministri Edi Rama replikon me Ben Blushin. Ai akuzoi themeluesin e partisë Libra se ka abuzuar me mandatin e deputetit socialist të elbasanit për të përgojuar dhe baltosur qeverisjen Rama tregoi dhe pse ai nuk e bëri ministër “reformatorin e pazbuluar të Shqipërisë”

Edi Rama: Nuk më vjen keq për Blushin po më vjen keq madje shumë për ca të rinj që ngatërrojnë derën e bibliotekës me derën e partizës së tij. Mbi derë shkruhet LIBRA po brenda ka vetëm një shkrimtar të ri dhe një politikan shumë të vjetër që për një karrige shumë të vjetër në parlamentin e ri shikojeni, e ka kthyer vetëveten në personazhin e fryrë me ajrin e ambicies së tij, një personazh i sajuar tamam si në letërsi, ama këtë herë njeri i gjallë në librin e jetës sonë reale që sapo ka zbritur mes nesh, mes të shkretëve shqiptarë nga një planet tjetër për tu dhënë pushtetin të varfërve sapo ti ketë vënë dërmën partive të vjetra. Ky është shoku im Beni. Kam dëgjuar si është rropatur në këtë foltore të krijojë personazhin e tij në sytë e atyre që s’e njohin sepse janë shumë të rinj ose nuk e dëshifrojnë sepse janë shumë të lodhur.

Beni vdes për pak ministër. Aq shumë vdes për pak ministër sa është gati të shfaqet i rilindur nën lëkurën për tu dukur si politikan i ri në politikën e vjetër ku nuk mungon si politikan i vjetër kulisash që nga koha e qeverisjes së Fatos Nanos. Të vjen vdekje me tepri që të tjetër të bëhen ministra dhe ti jo. Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Blendi Klosi u bë ministër, ti jo Si mund të ishte ministër, si udhëheqës politik more rezultatin më të dobët në PS në 12 qarqe e jo Blendi Klosi që mori rezultatin më të mirë Saimir Tahirit, shokut tënd të ngushtë i ankoheshe jashtë kamere pse su bëre ministër ndërsa ia ngule thikën më keq se Saliu

Replikon Blushi: Nuk më vjen keq që pashë një kryeministër të degraduar, më vjen keq që pashë një mik të degraduar. Unë nuk kam vrarë njeri as kam mbyllur sytë kur është vrarë njeri. Je njeri i degraduar si kryeministër dhe si mik. Më ke një borxh dhe nuk e di a do ma lash njëherë. Të kam kërkuar të më dilje përballë e të votoheshe por ike nga gara dhe këtë borxh do ma lash. Ti je bërë me të gjithë horrat e Shqipërisë prandaj nuk meriton të jesh miku im. Më dil përballë. Ti Edi e ke këtë të vret pas shpine

Artikulli paraprakOLTI MARKU DHE ERIK LLOSHI THONË “SPO MDON”
Artikulli tjetërRRËFIM – ELJAZ GURI