Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një vizitë në Presidencë.Takimi i Ramës me Begajn ka zgjatur rreth 50 minuta.Ky takim vjen pas mbledhjes dje me ministrat e kabinetit qeveritar ku u bë analiza vjetore.Në takim mes dy zyrtarëve është diskutuar për çështjes politike të vendit.

Pas vizitës së zhvilluar në Presidencë Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka pasur diskutime mbi përgatitjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, shkroi Rama.

Artikulli paraprakE TRISHTË/ NDËRRON JETË GIANLUCA VIALLI
Artikulli tjetërPD AKUZON QEVERINË: PO ASGJËSON ARSIMIN E LARTË NË SHQIPËRI! UNIVERSITETET PUBLIKE DREJT PRIVATIZIMIT