Në një takim me kryetarët e Bashkive dhe prefektët për pastrimin e territorit në zona bregdetare, kryeministri Edi Rama deklaroi kostoja e pastrimit është më e lartë se tarifa për qytetarët.

Ai gjithashtu shtoi se gjobat të domosdoshme.

“Kjo është një sfidë qytetarë. Është shumë e qartë që pastrimi ka një kosto që është më e lartë se çfarë bashkitë i faturojnë qytetarëve dhe bizneseve. E them këtë për të gjithë ata që në vend se ta fillojnë nga vetja, por e fillojnë ne paguajmë taksa bashkitë nuk na përgjigjen.

Që të jemi të qartë kontributet përmes tarifave të pastrimit janë nën kostot e pastrimit për Bashkitë. Kjo bën që Bashkitë të përballojnë me fonde ekstra një pjesë të kostos”, tha Rama.

Artikulli paraprakRAMA: DO TË HAPIM SHKOLLË PROFESIONALE PËR PESHKIMIN
Artikulli tjetërREKTORJA GOLEMI: RRITET NUMRI I STUDENTËVE NË MASTER