Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun e tij në Luksemburg, Luc Frieden. Ndërsa theksoi se Frieden është një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ai zbuloi detaje nga takimi, ku u shpreh se u ra dakord për zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri.

Pjesë e diskutimit ishte edhe turizmi, ku u fol për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri.

“Takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE, me të cilin ndër të tjera dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe folëm për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakGJK PRANON ANKESËN E OPOZITËS PËR RREGULLOREN E KUVENDIT, KALON ÇËSHTJEN NË SEANCË PLENARE
Artikulli tjetërAPELI I POSAÇËM RRËZOI KËRKESËN PËR HEQJEN E MASËS “ARREST NË SHTËPI”, BERISHA REKURS NË GJYKATËN E LARTË