Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Romë. Ai ka takuar fillimisht presidentin e senatit të Italisë, Ignazio la Russa, ndërsa më vonë pritet të ketë një takim edhe me kryeministren Giorgia Melonin.

Rama u shpreh se në fokus të bisedimeve do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve

“Me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, në nisjen e vizitës së nivelit të lartë, ku në qendër do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve.”, shkruan Rama në një postim në rrjetin social Facebook.

Artikulli paraprakPLAN MASASH PËR TË LEHTËSUAR TRAFIKUN, FLET BALLA
Artikulli tjetërPUNËSIMI I PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA, ‘PRO EKSPORT ALBANIA’ KËRKON TË SHTYHET NË KOHË APLIKIMI I LIGJIT