Kryeministri Rama ndodhet në SHBA dhe gjatë ditës së sotme ka patur një takim me sipërmarrës dhe profesionistë të komunitetit shqiptar në Amerikë.
Rama nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se ky takim bëhet për sfidat në rrugën e Shqipërisë dhe për të çuar përpara idetë dhe projektet konkrete të bashkëpunimit që nisën në Samitin e parë të Diasporës.Postimi në Facebook i Edi Ramës :
Në New York me sipërmarrës dhe profesionistë të suksesshëm të komunitetit shqiptar në Amerikë për sfidat në rrugën e ndërtimit të Shqipërisë që duam dhe për të çuar përpara idetë dhe projektet konkrete të bashkëpunimit që zunë fill në Samitin e parë të Diasporës mbajtur një vit më parë në Tiranë.