Në një kohë kur kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me pedagogë dhe studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë ‘prapaskenat’.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha thekson se Rama po zhvillon një takim me të rinjtë e FRESSH. Mes të tjerash Berisha shton se studentët e tjerë nuk janë lejuar në takim.
“Edvini ne UBT takim me Freshiste.Studentet e tjere nuk lejohen ne takim me Kallam Deshtakun! sb”, shkruan Berisha, ndërsa ka publikuar një video ku shihet se si studentët nuk u lejohen që të futen në takim.