Kryeministri Edi Rama menjëherë pas inspektimit në Malësinë e Madhe është ndalur në qytetin e Shkodrës. Kreu i ekzekutivit ka zhvilluar një takim në mjediset e hotel “Colosseo”.

Ndryshe nga më parë kryeministri Rama nga burime jozyrtare pranë tij është takuar me dy koordinatorët e partisë socialiste të Shkodrës, Martin Cubin dhe Agim Shimën. Ky takim mes tyre është zhvilluar kokë me kokë pa praninë e askujt tjetër dhe kjo me dëshirën e vetë kryeministrit Rama. Burime jozyrtare pranë këtij takimi bëjnë me dije se janë diskutuar tema të rëndësishme. Një prej pikave që është diskutuar ka të bëjë me dhënien e plotë të kompetencave për të vepruar në Shkodër për dy koordinatorët Martin Cubi dhe Agim Shimaj. Kryeministri Rama ka shprehur besimin e plotë të tij në këtë takim që zgjodhi ta bëjë pa praninë e askujt tjetër. Një tjetër pikë e diskutimit ka qenë reforma në shumë prej drejtorive në Shkodër. Prej kohësh përflitet për një gjë të tillë dhe tashmë është vetë kreu i qeverisë ai i cili ka prekur këtë temë duke sjellë nevojën për ndryshime dhe kjo me dorë të lirë për dy koordinatorët. Ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht por nuk përjashtohen lëvizjet e disa prej drejtorëve aktual. Kryeministri Rama numk është larguar pa mësuar se edhe pse ka dy vite në qeveri, shumë socialist të ndershëm dhe të vjetër të Shkodrës janë të papunë. Sipas burimeve për Star Plus dy koordinatorët e PS në Shkodër po lobojnë fuqishëm tashmë edhe me miratimin e plotë të kryeministrit Rama për të punësuar ata socialist të cilët kanë dhënë kontribute por sot janë të papunë. Shumë shpejt ky raport do të ndryshojë dhe për socialistët e Shkodrës pritet të hapet drita jeshile. Në fund kryeministri Rama ka mësuar edhe mbi reformën në vetë partinë socialiste të Shkodrës. Edhe pse është e vështirë për shkak të problemeve apo pakënaqësive të akumuluara po punohet për rikthimit e besimit tek baza socialiste, rikthimin e shpresës dhe ngritjen e kësaj force politike për mes strukturave të shëndosha duke u përpjekur në një bashkim të mundshëm si e vetmja mënyrë për të qenë më afër elektoratit dhe për të patur një tjetër rezultat nga ai i 2015-ës në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR, 1.6 MILIARD LEKË PËR BUXHETIN E 2016-TËS
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI EDI RAMA NË MALËSINË E MADHE, GARANTON INVESTIME