jë ditë para mbajtjes së seancës plenare ku do të votohet buxheti i vitit të ardhshëm dhe paketa fiskale që e shoqëron atë, kryeministri Edi Rama i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit, ku po zhvillon një takim me kreun e Kuvendit dhe aleatin në qeverisje Ilir Meta.
Paraprakisht LSI ka shprehur kritika për rritjen e akcizës për birrën vendase.Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili deklaroi mbrëmë se LSI nuk ka hequr dorë nga qendrimi për mosrritjen e akcizës për birrën vendase. Edhe pse paketa fiskale kaloi nen për nen në Komisionin e Ekonomisë pas asnjë ndryshim, Vasili la të hapur mundësinë e ndryshimeve gjatë votimit në seancën parlamentare të së enjtes. Vasili: Elementë të cilët kanë mundeësinë dhe nevojën e reflektimit, të reflektohen. Ne patëm një eksperiencë pozitive me profesionet e lira. Çështja e akcizës së birrës është shumë e thjeshtë është një qasje e jonë dhe besoj se ka akoma vend dhe do diskutohet dhe mos e mendoni se është një problem i mbyllur. Është cështja jone ndaj prodhimit vendas. Është tepër e rëndësishme. Nuk mund të kemi një Shqipëri e cila nuk ka prodhim vendas. Akciza e birrës nuk krijonte asnjë efekt negative në buxhetin e shtetit. E thënë kjo gjë, ne menduam dhe vazhdojmë të këmbëngulim që këto masa janë masa që nuk është koha e duhur dhe vendi i duhur për ti ndërmarrë.