I ngarkuari i SHBA me punë në Shqipëri, David Wisner, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama, për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Siç njofton ambasada amerikane, ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare.

Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve.

Artikulli paraprakNAFTA RRITET PËR HERË TË KATËRT, I AFROHET SËRISH NIVELIT TË 200 LEKËVE
Artikulli tjetërBIDEN MIRËPRET NË SHTËPINË E BARDHË HOMOLOGUN NGA KOSTA RIKA