Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek Mitsotakis. Mediat e huaja raportojnë se Mitsotakis nuk është tërhequr nga çështja Beleri dhe se duhet zgjidhur menjëherë. Sipas burimeve qeveritare greke, kryeministri theksoi nevojën për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes, duke theksuar se në Shqipëri ka një pikëpyetje të madhe të shtetit të së drejtës. Në fund të fundit, ky element është një nga kriteret e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

Liderët e NATO-s do të takohen në Vilnius më 11 dhe 12 korrik për të trajtuar një sërë çështjesh, duke nisur nga ndasitë lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe pranimin e Suedisë, e deri te rritja e furnizimeve me municion dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash. Ky do të jetë samiti i katërt i NATO-s që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, pasi samiti i parë ishte mbajtur virtualisht më 25 shkurt 2022, një ditë pasi Rusia nisi luftën. Dy samitet e tjera janë mbajtur në Bruksel dhe Madrid

Artikulli paraprakMBLEDHJA E KËSHILLIT TË MANDATEVE NIS ME DEBATE, OPOZITA PËRPLASET ME MAXHORANCËN, NDËRPRITET SEANCA
Artikulli tjetërBARDHI PYET PROKURORËT E SPAK: KENI DIJENI KU NDODHET AHMETAJ? MOS KA IKUR NË KANADA?