Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Davos një takim edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në qendër të bisedës ka qenë bashkëpunimi në rajon, por edhe ecuria e dialogut me Kosovën që është pezulluar pas vrasjes së Oliver Ivanoviç.

“Me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për bashkëpunimin bilateral e rajonal dhe ecurinë e dialogut mes Serbisë e Kosovës” shkruan Rama në Facebook, ndërsa e shoqëron statusin edhe me pamjet e takimit me presidentin serb. Forumin e Davosit, kryeministri shqiptar po e shfrytëzon për takime me kryeministrat dhe Presidentët e vendeve të ndryshe në rajon dhe Europë për të diskutuar për bashkëpunimin dypalësh, por edhe për të lobuar për hapjen e negociatave në qershor.

Po sot, Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Davos ka vijuar me takimet me homologët e Kroacisë dhe Holandës për të lobuar për hapjen e negociatave në qershor.

Artikulli paraprakARRESTOHEN HAJDUTET ,NË NJË NATË THYEJNË 6 MAKINA
Artikulli tjetërEKSTRADIMI I BALLISTIT,KRYEMINISTRI KROAT I BËN NJË PREMTIM RAMËS