Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi akuzave të Presidentit Ilir Meta në lidhje me patronazhistët. Rama tha se Meta është president diversant, që del i maskuar edhe të Gjiri i Lalzit njësoj si Hamit Matjani kur zbarkonte në Shqipëri.

“Likja vdes për video dhe i duket se të gjithë i bëjnë video. Çfarë fajin kanë kur presidenti diversant shkon te Gjiri i Lalzit me kapuç në kokë. Kjo është për të qeshur e për të vënë kujën”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta në drejtim të Lulzim Bashës duke thënë se në makinat e tij që bën paradë në rrethe si dasmorët në fakt janë të njëjtët persona që kanë kapur policën e shtetit nën influencën e kriminelëve në kohën që vendi drejtohej nga PD, dhe Basha ka qenë ministër i Brendshëm. Rama thotë se ata kanë shitur operacionet tek banditët dhe kanë sjellë vrasjen e shumë policëve të ndershëm.

“Ata që mezi presin, janë ata që mezi presin të hapin sa më parë bingot. Kjo është për të vënë kujën që në Shqipërinë e vitit 2021 duhet të kemi përballë këtë konglomerat, me bingot, me drejtorët e policisë që shisnin operacionet tek banditët. A ju kujtohet sa janë vrarë oficerë policie pas shpine kur qeverisnin ata. Jo se s’dinin të luftonin, vriteshin pas shpine,

nga telefonatat, por nga ata që janë te makinat e Lulit që p i thoni po vijën. Janë te ato makinat që mezi prinin të dalin nga makinat. Të fillojë bixhozi, të fillojë nga e para lidhja me gjithfarësoj kriminelesh dhe policia e shtetit të kapet prapë dhe drejtohet nga influenca e krimineleve, janë ata të doganave dhe tatimeve”, tha Rama.

Artikulli paraprakBASHA TAKIM ONLINE ME PRESIDENTIN E PPE-SË: DO TA BËJMË SHQIPËRINË ANËTARE TË PLOTË NË BASHKIMIT EUROPIAN
Artikulli tjetërMETA: QEVERIA PO BLLOKON VOTIMIN E EMIGRANTËVE, AKT BARBAR DHE ANTIKUSHTETUES