Kryeministri Edi Rama ka nënvizuar edhe njëherë rendësinë e reformës në arsim të ndërmarrë nga kjo qeveri.

Për Kryeministrin, të diplomuarit para kësaj reforme janë një gjeneratë e tradhëtuar nga shteti.

Rama: Kemi ndërmarrë një reformë që të tjerët nuk e ndërmorën kurrë, pasi preferuan të mjaftohen duke i dhënë njerëzve lëmosha. Të gjithë merrnin nga një diplomë, diplomat fiktive përbënin jo vetëm një iluzion por dhe një tradhëti të madhe për të ardhmen e gjeneratës tjetër. Por asnjëherë nuk është vonë, për më tepër kur është në pyetje fati i një gjenerate të tërë që vjen pas. Nëse gjenarata atyre që lindën kur ndryshoi sistemi sot mund të konsiderohet një gjeneratë e tradhëtuar nga shteti.

Gjenerata juaj nesër duam të jetë një gjeneratë që jo vetëm të mos jetë e tradhëtuar por do ketë në dispozicion mjete të siguruar nga dija që do ti japin shumë më tepër mundësi për të ndryshuar botën.Ndryshimi i botës fillon nga ndryshimi i situatës në familjen tëndë, rrugën e shtëpisë tënde, komunitetin tënd. Me siguri këtu ndër ju ka vajza dhe djem që kanë prindërit pa punë, me siguri ka ndër ju vajza dhe djem që përjetojnë vështirësinë e prindërve në fund të muajit për të përballur nevojat më të thjeshta të familjes. Fakti që këto arsye ju kanë motivuar më shumë e bën rezultatin tuaj shumë më tepër se një rezultat shkollor. Ky është rezultat i vetëvendosjes individuale për të përballuar me dinjitet, sakrifica dhe punë të ndershme sfidën e të qenit nesër njerëz. D

eklaratën kryeministri Rama e bëri gjatë një takimi me nxënësit me rezultatet më të mira në testimin PISA 2015. Aktiviteti në të cilin merrte pjesë dhe Ministrja Nikolla u zhvillua në ambientet e rikonstruktuara të MAS

 

Artikulli paraprakKULT – SYTKI BRAHIMI
Artikulli tjetërAMNISTIA – HAPEN DYERT E BURGUT PËR 731 TË BURGOSUR