Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij synon që bujqësia të funksionojë së bashku duke filluar nga fermerët që prodhon tek pika e grumbullimit e deri tek shitja dhe eksportimi i mallrave, ku secili të jetë i lidhur si një rrjete i përbashkët. Rama tha se koha kur secili punon vetëm për vete dhe i nxjerr ne treg duhet të marrë fund.
“Dëgjova nga komente të deputetit dhe referohem se foli me shifra dhe ishin të sakta. Fakti që subvencionet nga skema e mbështetjes kombëtare për krerët janë sot të kushtëzuara nga një numër më i lartë krerësh se më parë. Kjo është e vërtetë por është e kundërta në këndvështrimin tonë, sepse ne besojmë se subvencionet e dhëna më parë dhe sot mbetem në vazhdën e një polikë që ka një fytyrë sociale, por efekti i drejtpërdrejtë në transformimin e krejt strukturës së bujqësisë sonë nuk është ai i dëshiruara.
Ne po largohemi në mënyrë graduale financimit të vetmisë, të qëndruarit veç , të mbeturi brenda një ngastre të vogël. Po financojmë të gjitha ato pika zhvillimi që bujqësisë së re përmes bashkimit dhe krijimit të rrjeteve ku kontributorët në nivele të ndryshme janë të përfshirë për interesin e tyre vetjak.
Ata që punojnë në tokën e tyre dhe ata që grumbullojnë prej tyre dhe ata që shesin janë të gjithë të bashkuar dhe ndërkohë që secili bën punë vete në fund tregojnë të gjithë bashkë. Kjo bën dallimin.