Kryeministri, Edi Rama, po zhvillon një takim tek Universiteti Politeknik me studentë të Arkitekturës dhe Urbanistikës, të cilët nisën edhe protestën studentore.

Takimi është thirrur nga vetë studentët e këtij fakulteti përmes një peticioni të firmosur.

“Jemi studentë të Arkitekturës dhe nuk kemi një dërrasë. Nuk dimë ku shkojnë lekët tona”.

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se për një pjesë të shqetësimeve të studentëve është i stafeve akademike. Gjatë fjalës së tij, studentët filluan të kritikojnë.

Së pari, administratori nuk vendos as për buxhetin dhe as se si ndahet dhe as se si bëhet buxheti transparent. Buxhetet në bazë të ligjit, fillojnë diskutohen nga departamentet, pastaj vazhdojnë me fakultetet, pastaj shkojnë tek rektorati dhe senati. Ka një senat ku studentët janë të përfaqësuar.

Senati duhet të adresonte gjithë ato që u përmendën këtu. Nuk ka funksionuar si i tillë. Për sa i përket tarifave, edhe unë do të kisha bërë si ju.

Çdo student ka të drejtë të di se sa duhet të paguaj dhe nëse ka një tarifë të re, si ajo e mbetjeve, ka një tarifë të re. Ajo VKM-ja e famshme e miratuar që në maj dhe që ju nuk e dinit.

Nuk mund të thuash që autonominë e dua, por kur vjen puna tek përgjegjësia, thonë shkoni tek ministria. Dhe çfarë gjëje duhet të bëni ju, se qofte tek daja nuk ka ky sistem që kemi zgjedhur. Secili nuk duhet të çojë kërkesa si tek amazon.com.

Mos bëni atë që bënë disa nga miqtë tuaj dhe lanë konkrrën e namit tek publiku. Po flas për komunikimin dhe dialogun.

Artikulli paraprakKRISTO KRISIKO MAHNIT ME PROJEKTIN SKULPTUROR DEDIKUAR BANKËS SË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërGJYKATA JEP VENDIMIN PËR DJALIN E DEPUTETIT TË PS,LIHET I LIRE ME SHERBIM PROVE