Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevën e urisë së naftëtarëve duke u bërë thirrje që ta ndërpresin atë dhe së ai është i gatshëm të ulet më ta për të diskutuar. Rama tha se qeveria është duke punuar që problemi i tyre të zgjidhet sa më shpejtë, ndërsa u bën thirrje naftëtarëve që ‘këtë hall të përbashkët’ ta zgjidhin me dialog dhe jo me ultimatume.
“U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!
I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!”, shkruan Rama në Tëitter.