Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me bojkotin e opozitës ndaj komisioneve të Vettingut në Kuvend duke e cilësuar atë një sjellje të vajtueshme. “E vajtueshme sjellja e PD me partnerët ndërkombëtarë.

E dëshpëruar kyçja në Çadrën e Kampingut për t’i ikur Fshesës së Vetingut.Të pashpresë!”., – shkruan ai në Facebook. Një ditë më parë, Kuvendi tentoi të organizojë një seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e komisioneve të Vettingut, por me kërkesë të Gramoz Ruçit, ngritja e tyre u shty për një javë më vonë pasi sipas tij numri i kandidatëve të kualifikuar ishte më i vogël se emërimet e nevojshme

Artikulli paraprakSULMOHET MUZEU I MANASTIRIT, THYHEN XHAMAT, U TENTUA TË DIGJEJ
Artikulli tjetërMINISTRI BUSHATI URON 7-MARSIN NGA VELIPOJA