Tirana tashmë është kthyer në një ’magnet’’ për turistët. Ndryshe nga 10 vite më parë, këtë vit në aeroportin e Rinasit kanë zbritur 6.5 dhe 7 milion pasagjerë.
Në episodin e fundit të podacastit ku kryeministri Edi Rama pati të ftuar Alvin Karaqi fituesin e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Evropiane në karate tha se janë në kushtet kur mund të dalim aeroporti i parë në rajon
“Tirana është bërë dhe shumë, shumë ‘’magnet’’ për turistët. Gjithë Shqipëria tani. Ti ke ardhur në 2005. Në 2005-ën ka qenë momenti i hapjes së aeroportit, pra terminali i ri dhe të gjitha pas aeroportit komunist që ishte, dhe në 2013-tën, në aeroportin e Tiranës kishte rreth 300-350 mijë pasagjerë. Këtë vit jemi midis 6.5 dhe 7 milion pasagjerë dhe praktikisht jemi në kushtet kur mund të dalim aeroporti i parë në rajon, përfshirë dhe Beogradin, domethënë që ka një aeroport të madh. Ata po ndërtojnë pjesën e re, nuk po i ecën shumë mirë mesa kam kuptuar, por 6.5- 7 milion është diçka e pamendueshme deri disa vite përpara dhe kjo vetëm në aeroport dhe me aeroportin e Vlorës, do të rritet edhe më shumë sepse shumë njerëz që duan të vizitojnë Shqipërinë, sidomos zonën e Jonit, llogarisin kohën dhe nuk është shumë komode, por Tirana është bërë një vend ku me Airbnb bëhet nami, në gjithë Shqipërinë bëhet nami sot që flasim” tregoi Rama.
Megjithatë pranon se duhet të bëhet më shumë punë
“Na duhet më shumë zhvillim me hotelet dhe gjithë këtë pjesën e mikpritjes së nivelit më të lartë, që të sjellim më shumë turistë që konsumojnë më shumë që të mbetet më shumë ekonomi, por mendoj që jemi në rrugën e duhur dhe Dhërmiu është një nga pikat, nuk diskutohet që janë, tani ka dalë dhe Ksamili që është bërë si të thuash, ajo kartëvizita e artë e Shqipërisë turistike’