Kryeministri Rama ka reaguar pas akuzave të ngritura nga Topalli për situatën e krijuar me maturantët. Rama deklaroi se u ktheva shpejt nga Keshilli i Stabilizim Asociimit për t’u treguar shqiptarëve se kush jeni dhe për tu treguar maturantëve se jami pranë tyre. Asnjë maturant nuk mbetët pa të drejtë studimi. Vendet janë bosh. Të gjithë matuantët do futen në Universitet. Universiteti Publik ofron 25 mijë vende për studentët.

“Rama-topallit: po sikur të kesh gënjyer sot. Nuk të kam parë të dershesh, jo lot, por as oratori kur sistemi i universiteteve u bë mish për top. Dhjetëra mijëra djem e vajza u cuan në dyert e atyre universiteteve që i hapët ju, i mbajtët ju dhe sot flet për arsimin e lartë. Këshilli i stabilizim asociimit u ktheve shpejt per tu treguar shpejt maturantëve se kush jeni ju. Në këshillin e stabilizim asociimit degjova fjalët më të mira për shqipërinë time e tënden, fjalët më të mira për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.” Deputetja e PD, Jozefina Topalli ka kërkuar dorëheqjen e ministres Nikolla pas situatës së krijuar me maturantët. Sipas Topallit, maturantët janë në ankth dhe stress sepse po u ndërprisni ëndrrën “E dini cfarë do të thotë për një fëmijë që sapo mbaron maturën me metasare të lartë të mos futet dot në shkollë. Nuk ka goditje më të rëndë për ti hequr një të riu ëndrrën. Maturantët janë në ankth, në stres. Nuk kam qenë kurrë më e trishtuar se në momentin që më ndërprenë ëndrrën, më vjën mirë që juve sua kanë bërë dhe nuk ja uroj asnjeriu. Ju si kryeministër duhet të reagonit, por s’keni si. Unë nuk mendoj se duhet të ikë ministrja, ajo nuk ka asnjë faj, duhet të ikni ju. Reformë e dështuar e bazuar në klientelizëm. Ne shqiptarët nëse kemi njëmijë difekte shkollimin e fëmijëve e kemi p-rimar, zhytëmi në forma por fëmijët i shkollojmë. Kurrë ndonjëhërë nuk janë rrethuar 18-vjeccarët me policë. Gjithmonë më i miri ka shkruar në shkollë. Ministrja tha që paratë për shkollat nuk janë rritur, unë do tu tregoj një grafik që tregon se sa ka qenë tarifa që pagunin fëmijët më parë dhe sa paguajnë tani. Nuk ka nevojë për fjlaë tabela flet vetë.Në një kohë kur vrafëria dhe mjerimi është rritur edhe akti normativ është bilanc i dështimit të qeverisjes në të gjitha fushat. Mendoj se deputetët e Fierit duhet të ngrebnë zërin, vetëm 2 % kanë fituar të drejtën e universitetit. Si në Fier ka edhe në vende të tjera. Mendoj se duhet të ishe e ndjeshme dhe të thoje më fal, nuk jam e zonja ose duhet të jepje dorëheqjen, Lindita përpara se të jemi politikane jemi njerëz, mendoj se duhet të ikësh pa marrë përsipër barrën. Duhet të shkosh në zyrë dhe ndrysho vendimin dhe jepu shoresë atyre fëmijëve që ju ke këputur shpresën”, deklaroi Topalli.

Artikulli paraprakRAMA NE PARLAMENT PER KANABISIN:KEMI HAPUR KUTINE E PANDORES
Artikulli tjetërMIMOZA HAFIZI NE PARLAMENT KRITIKA MBI SITUATEN NE ARSIMIT TE LARTE