Kryeministri Edi Rama sapo ka paralajmëruar ndryshime në qeveri. Pa përmendur emra, Rama tha se ministrat që do largohen kanë rol tejet pozitiv.
Ai deklaroi se të gjithë ata që kanë 5 vjet në kabinet do i lënë vendin të tjerëve. Kreu i qeverisë e ka nisur me ministren e Arsimit Lindita Nikolla.
“Nuk diskutohet që ministrat që do largohen sot kanë një rol të rëndësishëm. Do zgjerojmë kapacitetin tonë qeverisës të vendit. Ata janë një pjesë e rëndësishme e udhëheqjes së PS, janë gjeneratë drejtuesish që kanë shumë për t’i dhënë vendit, qeverisë. Të gjithë ata që janë në kabinet do i lënë vendin tjerëve.
Lindita Nikolla – është vënë në qendër të ciklonit, s’dua ta harroj,” thotë Rama