Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka dijeni se ku ndodhet ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia për çështjen e inceneratorëve. Rama tha se me Ahmetaj ka komunikuar për herë të fundit para shumë kohësh. Sakaq kreu i qeverisë theksoi se çdo zyrtar që përfshihet në afera korruptova nuk do e ketë mbrojtjen e qeverisë apo të PS.

Pjesë nga intervista:

Kush është Ahmetaj?

Rama: Ish, nuk e di.

Keni dijeni se ku ndodhet?

Rama: Fare!

Kur keni komunikuar për herë të fundit?

Rama: Shumë kohë më parë.

A kishit dijeni për lidhjet e tij me bosët e inceneratorëve? E keni mohuar gjithmonë..

Rama: Çfarë të kamë thënë e them prapë. Aferat nuk janë pjesë e qëllimit të përbashkët, as e planit të punës dhe as e gjithë e atij mundit të bërë. Nuk janë aferat që e kanë plotësuar Elbasanin, por ajo gjëja atje. Nën një punë të përbashkët, ata që duan të bëjnë një rruge dy punë, atëherë rrugët ndahen. Aferat korruptive brenda asaj pune të madhe është një aferë korruptove që po merret një organ që e kemi krijuar pikërisht për këtë punë.

Artikulli paraprakAKSIDENTI NË AKSIN MILOT-THUMANË, DREJTUESI I MJETIT SHOQËROHET NË POLICI
Artikulli tjetërE TRISHTË! 8 FËMIJË TË NJË FAMILJEJE HUMBIN JETËN NË GAZA