KRYEMINISTRI REAGON ASHPËR NDAJ ATYRE PERSONAVE QË ME TRITOL TRONDITËN KRYEQYTETIN. Kryeministri, Edi Rama, ka dënuar shpërthimin në farmacinë e të atit të Ministrit të Brendshëm Tahiri,

duke e cilësuar një akt terrorist . Përmes një reagimi në fb, Rama nuk nguron ta cilësojë aktin një kafshim monstrash që sipas tij do të kenë dorën e shtetit në fyt deri në frymën e tyre të fundit. “Akti terrorist ndaj familjes së Ministrit të Brendshëm, kafshim monstrash që kanë marrë, po marrin dhe do të marrin atë që meritojnë: Dorën e shtetit në fyt deri në frymën e tyre të fundit! Kemi çelur epokën e re të ndarjes së shtetit nga krimi dhe të luftes dinjitoze pa ndalim e as tolerancë të shtetit përballë krimit. Saimir Tahiri është në krye të kësaj lufte dhe kush ka urdhëruar e ekzekutuar terrorin ndaj familjes së tij, duhet ta mësoje se sot i ka dhënë Ministrit tonë e të gjithëve ne, një motiv më shumë për të qenë krenarë e të frymëzuar në çdo qelizë, në kryerjen e detyrës së lartë në shërbim të vendit dhe njerëzve të këtij vendi!” Duke shprehur vendosmërinë e qeverisë së tij përballë krimit, Rama nuk ka komentuar shpërthimin tjetër po aq të rrezikshëm pranë banesës së ish-shefit të kom isariatit numër 3 në Tiranë, Alfred Numani. “Askush dhe asgjë nuk do të na ndalë në rrugën e Rilindjes për një Shqipëri që më në fund do të ketë shtetin e saj të fortë e të drejtë, shtetin modern te shqiptarëve”.

Artikulli paraprakBRUKSEL, KOSOVA DHE SERBIA ARRIJNË MARRËVESHJEN PËR DREJTËSINË
Artikulli tjetër13 MIJË FATURA FSHIHEN NGA OSHEE PËR SHKODRËN