Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme me turin e falënderimeve sa i takon fitores së PS-së në bashkinë e Lezhës dhe Kurbinit. Ai tha se është i prekur për fitoren në bashki të cilat i konsideronte si të ‘diskutueshme’. Më tej, ai u shpreh se votuesit i kanë lënë Partisë Socialiste një përgjegjësi shumë të madhe me fitoren e thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Jam i prekur për fitoren në bashkitë të cilët unë i fusja tek ato ‘të diskutueshme”. Fitorja në këto bashki është një kënaqësi por zgjat pak ditë dhe pastaj fillon dhe vendin e kënaqësisë e zë përgjegjësia e madhe sepse është një përgjegjësi e madhe që na kanë lënë votuesit në Kurbin dhe Lezhë. Më vinte keq që bashkia Kurbin nuk ishte ndër bashkitë e sigurta sepse në bashkinë Kurbin kemi bërë më shumë se për çfarëdo tjetër po ta marrësh në aspaketin e bashkive.

E kam parë që këta të vegjlit (kryebashkiakët e bashkive të vogla), sa më të vegjël janë aq më të tmerrshëm janë. Një njeri që i rri punës mbi kokë me kaq këmbëngulje dhe përkushtim, është njeriu që i duhet situatave të vështira dhe atyre plagëve kaq të vjetra të trashëguara sa duket sikur nuk zgjidhen dot”- tha Rama. Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme, Rama pati edhe një takim me këshilltarët socialistë të zgjedhur për këshillat bashkiakë të Lezhës dhe Kurbinit.

Artikulli paraprakDHUNË, ABUZIM DHE BULLIZËM! SHKOLLAT, ‘TË PAFUQISHME’ NË PARANDALIMIN E SHKAKTARËVE
Artikulli tjetërDISFATA E KOALICIONIT ‘BASHKË FITOJMË’ NË 14 MAJ, RAMA: EDHE ATO VOTA QË MORËN JANË SHUMË