Kryeministri Edi Rama ka njoftuar të gjithë qytetarët se janë krijuar 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në portalin 3-Albania.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama shkruan se vazhdon lehtësimi i shërbimeve dhe ulja sistematike e ndërveprimeve direke me administratën.

Sipas tij, kjo redukton mundësitë për korrupsion, radhët e kota dhe humbjet e kohës.

“Çdo ditë një hap në rrugën për ‘SHQIPERINE QE DUAM’. Vazhdojmë lehtësimin e shërbimeve dhe uljen sistematike të ndërveprimeve direkte me administratën, duke reduktuar vijimësisht mundësitë për korrupsion, radhat e kota dhe humbjet e kohës.

Sapo u publikuan në portalin e-Albania 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Nëpërmjet këtyre shërbimeve, bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore:

1. Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël

2. Tatim i Lojërave të Fatit

3. Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi

4. Tatim i Mbajtur në Burim

5. Tatim mbi Vlerën e Shtuar

6. Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin

7. Tatim Fitimi

8. Tatim mbi të Ardhurat Personale

9. Taksat Kombëtare

10. Tarifat Kombëtare

11. Renta minerare

12. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

13. Detyrime globale/Penalitetet

Puna vazhdon, përditë dhe rezultatet do të ndjehen hap pas hapi në të gjitha shërbimet e administratës për qytetarin dhe biznesin”

Artikulli paraprakPD SHKODËR THIRRJE QYTETARËVE PËR PROTESTË: TË GJITHË NË SHESH NESËR PËR TË PROTESTUAR
Artikulli tjetërSHQIPËRIA “PESHKON” UELLSIN, KUQEZINJTË TEST MIQËSORË PËRBALLË BALE