Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur miratimin e Reformës në Drejtësi.

Me anë të një postimi në rrjete sociale në orët e vona të natës, pas 140 votave pro në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i qeverisë shkruan se me miratimin e saj u plotësua dëshira e 93 përqind të shqiptarëve që e donin këtë reformë. “U kry! Shumë faleminderit të gjithëve! U plotësua dëshira e 93% të shqiptarëve që e donin këtë reformë. ‪#‎Rilindje ‪#‎KrenarPërPS”, shkruan Kryeministri. Pas muajsh diskutime në nivel ekspertësh dhe më pas mes liderëve politikë, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë miratuan Reformën në Drejtësi. Ka qenë presioni ndërkombëtar ai që ka detyruar palët të afrojnë qëndrimet, për atë që cilësohet si një nga reformat për të rëndësishme për vendin e që do t’i hapë derën drejt Bashkimit Europian.

Artikulli paraprakBASHA: KONSENSUSI, OGUR I MIRË PËR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërKNUT FLECKENSTEIN: IMPLEMENTIMI I REFORMËS NUK DO TË JETË I LEHTË