Kanabisi, Rama: U mboll 35% më pak se 2013,u asgjësua më shumë

Kryeministri Rama në komunikimin javor në rrjetin social Facebook ka komentuar raportin e Guardia di Finanza të publikuar pak ditë më parë. Kryeministri shprehet se sipas raportit të Guardia di Finanza 99.8% të parcelave të fotografuara u shkatërruan nga policia. “Këtë e raporton Guardia di Finanza dhe jo policia e shtetit. Policia fitoi bindëshëm si asnjë vit më parë kundër kanabisit. Këtë vit u mboll 35% më pak se në vitin e fundit të qeverisë së vjetër dhe u shkatërruan 92% më shumë sesa në vitin më të suksesshëm të qeverisë së vjetër” thotë ai.

Artikulli paraprakPOLICIA E SHTETIT KONTROLL NE AMBJENTET E STADIUMIT DHE TEK TIFOZET
Artikulli tjetërRUSIA DISLOKON RAKETA BERTHAMORE NE DYERT E NATO-S