Në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka folur për mundësitë që Shqipëria ofron për të rinjtë. Por, Rama kishte një mesazh për të rinjtë, ku iu bëri atyre thirrje që t’i marrin vetë gjërat përsipër dhe mos të presin nga prindërit apo politika.
Rama u solli si shembull kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ku tha se ajo e ka nisur politikën që kur ishte e re duke luftuar në çdo asamble studentore, por sot drejton Italinë. Rama tha se të rinjtë nuk duhet ta shohin problemin tek politika, por duhet ta marrin vetë politikën në dorë dhe të ndryshojnë gjërat.
Kreu i qeverisë u ndal edhe në marrëveshjen e nënshkruar mes vendeve të BE dhe Ballkanit, ku iu jep mundësi çdo të riu, edhe atyre shqiptar që të studiojnë online në çdo universitet të BE-së pa qenë e nevojshme të emigrojnë.
“Samiti dje s’kishte të bënte vetëm me diellin, valët, buzëqeshjen, kombinuar me folklorin tonë. Kishte të bënte me thelbin, kur vjen fjala për ndryshimin. Kur isha i ri nuk mendoja se ca duhej të bënte babi apo brezi në fuqi për mua, por mendoja ca mund të bëja vetë. Janë ata që duhet t’i marrin gjërat për sipër. Zogjtë duhet të vijnë nga mali, pylli deti dhe të sulmojnë. Nëse nuk sulmojnë rrini atje ku jeni, po flas për të rinjtë. Dje ishe me Gorgia Meloni. Ajo e nisi kur ishte e re dhe është rritur në distriktin e Romës dhe ka luftuar në çdo asamble studentore, organizatë partie, sot është kryeministre. Të rinjtë duhet ta nisin duke kuptuar që politika nuk është problemi, politika e zgjidh problemin. Merreni politikën në duart tuaja dhe përpiquni të ndryshoni gjërat. Politika jonë ka ndryshuar diçka thelbësore dje për të rinjtë. Be ka vendosur të përfshijë universitetet tona të rajonit në universitetet e BE. Kjo është e jashtëzakonshme sepse për ta bërë atë duhet të jesh anëtar. Të rinjtë e vendeve tona janë në pozita për të studiuar pa u larguar nga vendi në çdo universitete”, tha Rama.