Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjendet në qytetin e Vlorës ku ka mbledhur në një takim ministrat dhe drejtuesit administratës qendrore.

Ndër të tjera ai ka thënë se : Shumë shpejt do bëjmë publikë emrat e prefektëve. Kryeministri Edi Rama nga takimi me krerët e pushtetit lokal në Vlorë, ndër të tjera tha se do të ndryshohen edhe prefektët në 12 qarqe të vendit.

“Do kemi një skuadër të re Prefektësh që do mbulojnë territorin e tyre në bashkëveprim me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Brendshme. Një skuadër që të punojë fort se i kemi parë Prefektët në TV vetëm kur ka patur përmbytje”, tha Rama.

Artikulli paraprakRENEA BËN GATI “BISHAT” ANTI-TERROR
Artikulli tjetërHETIMI I 100 POLICËVE NGA AUTORITETET TURKE RRETH PUÇIT TË DËSHTUAR