Muaji shtator dhe tetor do të jetë një test i rëndësishëm për socialistët në administratën e bashkive dhe në parti. Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste u ka lënë afat deri në fund të gushtit kryetarëve socialistë të bashkive që fituan në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, të bëjnë organigramat e bashkive, planin e investimeve dhe buxhetimit. Kreu i qeverisë në një takim këtë të premte me drejtuesit e rretheve, tha se administrata ka probleme, dhe se në muajin shtator dhe tetor do të bëhet vlerësimi i të gjithëve.

“Në muajin shtator dhe tetor do të bëhet vlerësimi i të gjithë drejtorëve dhe pastrimi i atyre që nuk kapin ritmin në Partinë Socialiste. Të bëhet vlerësimi i çdo punonjësi në bashki. Të bëhet analizë e strukturave dhe shërbimeve të institucioneve lokale.

Të shikohet kontributi i drejtorëve në Partinë Socialiste”, mësohet tu ketë lënë porosi kryetarëve të Bashkive kryeministri Rama.“ Të bëhet një analizë e strukturave dhe shërbimeve të institucioneve lokale. Të shikohet kontributi i drejtuesve të institucioneve në raport me PS”, kanë qenë porositë e Ramës.Kreu i qeverisë ka porositur kryebashkiakët të bëjnë sa më shpejt organigramat e bashkive, planet e investimeve dhe buxhetimit, që duhet të jenë gati deri në fund të gushtit.

Pas marrjes së drejtimit të 61 bashkive të vendit pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama mori në dorë Veriun e vendit përkatësisht Lezhë-Shkodër-Dibër-Kukës.Në mbledhje ka munguar deputeti dhe ish-ministri Ditmir Bushati.

Artikulli paraprakGJYKATA I JEP MANDATIN E KRYEBASHKIAKUT VALDRIN PJETRIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA E FUTBOLLIT TË FEMRAVE PREZANTON BLERJET E REJA