Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për vitin e ri 2020, në një video-mesazh shpërndarë në rrjetet sociale, ku nuk mund të ndodhte ndryshe:

Kryefjalë e urimit të tij ishte tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit me 51 viktima e qindra të plagosur. Mrekulli nga dora e Zotit ishte për kryeministrin Edi Rama fakti që tërmeti tragjik nuk shkaktoi një bilanc edhë më të përgjakshëm, e po ashtu ishte edhe mrekulli e miqve që iu gjendën Shqipërisë në ditë të vështira.

“Gëzuar Vitin e Ri 2020! Ardhtë i lehtë, me shëndet e mbarësi në familjet tuaja. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, thotë kreu i qeverisë.

Artikulli paraprakAPELI ADMINISTRATIV RRËZON KLGJ PËR GJYQTARIN DEMOLLARI: TË EMËROHET NË DETYRË
Artikulli tjetërKONFLIKTI POLITIK, NEGOCIATAT DHE TËRMETI, RAMA: TRE MOMENTET PËR NJË FILLIM TË RI