Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë një urim, por duke ironizuar çadrën e protestës së PD. Në një postim në facebook, Rama shoqëron urimin e tij më një “kartolinë të bunkerit të fundit të frikës nga drejtësia”, siç e quan ai.
Rama: Mirëmëngjes dhe ju uroj gëzuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë me këtë kartolinë të bunkerit të fundit të frikës nga drejtësia, ku janë ngujuar politikanë që për të bllokuar Vetingun dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, janë gati të na rindajnë për së gjalli nga Europa e të na kthejnë 20 vite pas, në vitin e mbrapshtë ’97. Në këtë 104 vjetor të hedhjes së themelit të sistemit të drejtësisë shqiptare nga Qeveria e Ismail Qemalit më 10 maj 1913, shqiptarët janë më pranë se kurrë aspiratës së tyre shekullore për një Shqipëri me Drejtësi, Shtet, Punë, Mirëqenie; një Shqipëri që nis zbatimin e Vetingut dhe ulet në tryezën e negociatave për anëtarësim në Familjen Europiane