Shefi i qeverise kete mengjes eshte zgjuar me mendjen nga Malesia e Madhe .
Kryeministri Edi Rama, si cdo dite, ka percjelle urimin e tij permes Facebook. Kete te premte, vemendje e tij eshte perqendruar tek transformimi i Tamares dhe Razmes ne Malesine e Madhe.
Rama shkruan:
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të transformimeve urbane në Tamarë e Razëm të Malësisë së Madhe, ju uroj një ditë të mbarë ”. Postimin e tij, Rama e ka shoqeruar edhe me nje video. Rilindja Urbane në këtë qendër turistike të Alpeve Shqiptare ka krijuar një potencial të ri edhe për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë lokale duke krijuar kushte më të favorshme për rritjen e numrit të vizitorëve dhe të investimeve private.