Rama: Vettingun tani, PD të mos fshihet në çadrën e luftës për pushtet
Kryeministri Edi Rama i palon sërish Partisë Demokratike që bashkëpunojë për të nisur nga zbatimi ligjin e Vettingut. Protestën e PD dhe çadrën e ngritur përpara Kryeminsitrisë, Rama e cilësoi luftë për pushtet. “Tanimë themelet e një drejtësie të re janë vendosur në Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kuvendi ka miratuar ligjet për fillimin e një revolucioni, duke nisur nga Vettingu. T’i hapim rrugë ndëshkimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve duke zbatuar Vettingun. Koha është tani dhe çdo vonesë në shërimin e drejtësisë, i kthen poltikanët që pengojnë Vettingun, në pengmarrës të Shqipërisë. Koha është tani dhe shumica parlamentare është gati duke i hapur rrugë Vettingut. Opozita, PD, nuk mund të fshihet në çadrën e luftës për pushtet duke braktisur detyrën e saj kushtetuese përpara qytetarëve, zgjedhësve, të cilët mund të mos duan drejtësinë, por duan Shqipërinë Europiane”, u shpreh Rama. Rama komentoi edhe deklaratën i cili i quajti Bullshit (në anglisht gjepura) qëndrimet e ndërkombëtarëve se Vettingu mbetet kusht për çeljen e negociatave. “Të thuash se këto janë bullshit është njësoj si të kesh hipur në majë të pallatit dhe të thuahsh do hidhiem me tokë nëse s’me japin çelësat e të gjithë pallatit”, tha Rama. Ai përsëriti se mazhoranca ka një kontratë me shqiptarët për të kthyer drejtësinë ne duart e qytetarëve. “Në 18 qershor, shqiptarët do zgjedhin qeverinë dhe opozitën për 4 vitet e e ardhshme. Ne kemi një kontratë me shquiptarët, kthimin e drejtësisë në duart e popullit. Ky është momenti për ta zbatuar këtë të drejtë themelore, duke nisur nga Vettingu. Kush nuk është gati ta bëjë këtë, tradhton haptazi Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Rama. Gjatë këtij komunikimi, Rama foli dhe reformat dhe planin kombëtar kundër kultivimit të lëndëve narkotike në të gjithë vendin.