Kryeministri Edi Rama në prezantimin e ministrit të ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se 2017 është fundi i hsitorisë së kanabisit në Shqipëri, që filloi me shkatërrimin e Republikës së trupit të Lazaratit, siç e quajti ai.

Rama: Pas shkatërrimit të republikës së turpit në Lazarat dhe rezultateve kunder kultivimit të kanabisit kemi të gjitha arsyet që ta konsiderojmë 2017 vitin që i vë kapak kësaj historie të gjatë, që nuk filloi në 2013, por që në 2017 janë të gjitha premisat që të ketë edhe epilogun e saj. Puna e nisur me kontrolle për të parandaluar mbjelljen e kanabisit si dhe zbritja deri në përgjegjësi personale për cdo punonjës policie për cdo rrënjë të kultivuar përbën bazë inkuarjuese që në vjeshtë të dalim krenarë përballë popullit dhe partnerëve dhe ti japim Shqipërisë një notë pozitive në raport me këtë fenomen të trashëguar nga e shkuara dhe të zhvilluar në vite.

Rama foli gjithashtu edhe për paratë e krimit, për të cilat tha se janë sekuestruar 100 mln euro. Ndërsa tha se është ulur numri i vrasjeve Rama foli gjithashtu edhe për paratë e krimit, për të cilat tha se janë sekuestruar 100 mln euro. Ndërsa tha se është ulur numri i vrasjeve

Rama: Sekuestrimi i 100 mln euro pasuri kriminale, krahasuar me vitin e mëparshëm ku u sekuestruan 1 mln euro. Në këto 3.5 vite Shqipëria ka pësuar ulje të vrasjeve, kjo falë punës parandaluese të Policisë së Shtetit. Zero vrasje për gjakmarrje

Rama vlerësoi gjithashtu punën e ministrisë së Brendshme për luftën kundër radikalizmit.

Rama: Një aspekt tjetër i rëndësishëm i ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit është përshkallëzimi i inteligjencës së rritur kundër radikalizimit të dhunshëm në kuadër të angazhimit tonë solemn si anëtarë të kolaicionit kundër ISIS dhe shfaqjeve të tjera të terrorizmit që ka pasur një vlerësim nga DASH. BE dhe SHBA e kondiserojnë Shqipërinë një aleat të rëndësishëm në këtë betejë.

Artikulli paraprakBE-ja E TRAZUAR, BALLKANI PA VULLNET PËR INTEGRIM
Artikulli tjetërXHAFAJ PREZANTON PRIORITETET: DO TA NXJERRIM SHQIPËRINË NGA LISTA E DROGËS