Mediat:Merkel do t’i japë Ramës lajmin e çeljes së negociatave

Rama vizitë në Berlin më 28 Nëntor Progres-raporti i KE, muajin tjetër Rama vizitë në Berlin më 28 Nëntor Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në 28 Nëntor, një vizitë zyrtare në Gjermani, ku do të pritet në takim nga kancelarja, Angela Merkel. Vizita e Ramës korrespondon me përvjetorin e 104-të të Pavarësisë së Shqipërisë. Vizita e kreut të Qeverisë shqiptare në Berlin ndodh në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Duket se kjo vizitë në datën 28 Nëntor nuk është e rastësishme, por mbart në vetvete një simbolikë specifike. Sipas asaj që raportojnë mediat e Kosovës, në 28 Nëntor në Berlin, numri 1 i qeverisë gjermane, Angela Merkel, do t’i japë kryeministrit shqiptar lajmin se BE-ja ka vendosur çeljen e negociatave të anëtarësimit. Komisioni Europian pritet të publikojë më 8 Nëntor progres-raportin për Shqipërinë, i cili më pas do të diskutohet në Parlamentin Europian. Burime pranë këtij institucioni të BE-së, bëjnë të ditur se pritet një vlerësim pozitiv për progresin e shënuar në reforma, sidomos pas miratimit të reformës në drejtësi. Kjo rrit shanset për marrjen e vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Artikulli paraprakSPARTAK BRAHO:ME 1997 PREFEKTET URDHERUAN SHPERNDARJEN E ARMEVE
Artikulli tjetërFEMIJET SIRIANE TE TIRANES ENDERROJNE KTHIMIN NE ATDHE