KRYEMINISTRI NOTA POZITIVE EDHE PËR GJYKATËN “ MË NË FUND PO LËVIZ” Kryeministri Rama e ka nisur të dielën i fokusuar tek operacioni në shkallë vendi kundër hajdutëve të energjisë elektrike, duke theksuar këtë radhë se “më në fund edhe gjykata po lëviz”. Është hera e parë që Rama vlerëson, qoftë edhe tangent, sistemin e drejtësisë.

Në një mesazh në Fb, Rama ka nënvizuar edhe njëherë se ky operacion është i orientuar në radhë të parë drejt vjedhësve “të mëdhenj e të kamur” duke shtuar se rreth 200 mijë familje në nevojë do të kompensohen për të mos e ndier heqjen e fashës 300 kë.“Të dhënat e Operacionit Kundër Vjedhjes së Energjisë jane mjaft inkurajuese, – shkruan Rama. – Më në fund edhe në gjykata diçka po lëviz në drejtimin e duhur në këtë fushë. Jo pak vjedhës të energjisë po mbeten në burg! Por ka ende shumë shumë për të bërë që ky krim i toleruar për njëzet vjet rresht, me pasoja shkatërruese në arkën e shtetit po edhe në buxhetin e familjeve që paguajnë rregullisht, të zhduket njëherë e mirë si fenomen i turpshëm për vendin e për shoqërine tonë.Pensionistët kryefamiljarë si edhe personat me aftësi të kufizuar, pjesët më të dobëta të zinxhirit shoqëror, hyjnë tek paguesit më të rregullt të energjisë elektrike në vite. Ky fakt kuptimplotë u heq çdo justifikim atyre që mundohen më kot të justifikojnë vjedhjen e energjisë me varferinë. Nuk janë të varfërit shkaku i shkatërrimit që ka sjellë vjedhja e energjisë për vendin e për shoqërinë tonë, po janë ata që e vjedhin energjinë edhe pse i kanë lekët për të paguar – në radhë të parë ata që kanë biznese të mëdha e njësi tregtare dhe janë mësuar të paguajnë sa një konsumator familjar.Prandaj edhe Operacioni Kundër Vjedhjes së Energjisë është fokusuar në këtë fazë të parë pikërisht tek vjedhësit e mëdhenj e të kamur. Së bashku me bashkëpunëtorët e tyre brenda kompanisë ata po arrestohen dhe çohen përditë përpara drejtësisë. Ky operacion nuk ka ndalim as mbarim, deri ditën kur ky fenomen skandaloz dhe shkatërrues i vjedhjes së energjisë nga të katër anët, të jetë zhdukur në çdo cep të Shqipërisë.Rreth 200 mijë familje në nevojë do të marrin shtesë pensioni, shtesë ndihme ekonomike apo shtesë në pagën e aftësisë së kufizuar, për të mos e ndjerë asnjë grimë heqjen e fashës 300kë, – shkruan Kryeministri. – Të gjithë të tjerët do të paguajnë detyrimin ose do të përballen me forcën e vullnetit tonë të palëkundur për ta vendosur shtetin në anën e ligjit, të interesave kombëtare, të interesave të shoqërisë e të çdo individi që respekton ligjin dhe paguan rregullisht energjinë që konsumon.”

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/WcFBeCzgkt8?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKOLA: LIGJI I RI NUK BËN DIFERENCIME
Artikulli tjetërUKRAINË, SOT SËRISH ZGJEDHJE