Gjatë punimeve të Samitit të Vjenës, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç ishin të ftuar në një debat përballë njëri-tjetrit në emisionin “Okruzenje”, ku folën për sfidat ekonomike dhe politike në marrëdhëniet mes dy popujve. Kryeministri Rama tha se është hapur një faqe e re në marrëdhëniet mes dy vendeve.“Ne nuk kemi shpikur këtë nismë. Ne themi gjënë e duhur kur themi që Shqipëria dhe Serbia, por edhe shqiptarët dhe serbët në tërësi, mund të bëjnë për Ballkanin atë që bënë francezët me gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore.”, tha Rama.

Përsa i përket bashkëpinimit mes dy vendeve, kryeministri i Serbisë, Vuçiç ,u shpreh se“Serbia dhe Shqipëria kanë biseduar ngushtë për bashkëpunimin i cili do të shkojë në të mirë të qytetarëve tanë në shkëmbime kulturore e ekonomike, që të mësojmë për njëri- tjetrin me shumë dhe të bashkëpunojmë po më shumë me një këndvështrim të ri”. Njëra prej fushave më të rëndësishme ku potenciali për të përfituar dy vendet është i madh, është energjia. Lidhur me ndeshjen e kthimit, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ripohoi vendimin për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë. Kosova është ndasia e madhe mes Tiranës dhe Beogradit, por që dy kryeministrat thanë se nuk e shohin si një pengesë për të mos biseduar.

Artikulli paraprakDukagjin-Shkoder. Vijon operacioni masiv antikanabis.
Artikulli tjetërTATIMET, ADMINISTRATA TRAJNIM PARA AKSIONIT ME BIZNESET