Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e re do të ketë 11 ministri dhe 2 ministra shteti.

Në përbërje të saj do të ketë 50% burra dhe 50% gra. Detyra e zv/kryeministres i është besuar Senida Mesi, deputete e qarkut të Shkodrës. Pranë meje do të jenë edhe dy ministra shteti, njëri për shqiptarët jashtë kufijve dhe natyrshëm në këtë post është Pandeli Majko dhe Ministër Shteti për mbrojtjen e sipërmarrësve është Sonila Qato.

Ministria e Jashtme i mbetet sërish Ditmir Bushatit, pasi ka bërë një punë të lavdërueshme, duke materializuar ambicien e qeverisë për një dinamikë të re në politikën e jashtme të Shqipërisë. “Bushati duhet të hapë një rrugë të re për diplomacinë e vendit. Fatmir Xhafaj do të drejtoj ministrinë e Brendshme, me respektin për gjithçka që bëri në udhëheqjen e betejës kundër kanabisi.

Olta Xhaçka do të marrë përsipër ministrinë e Mbrojtjes. Një grua do të drejtojë dikasterin e drejtësisë dhe ajo është Etilda Gjonaj ”, tha Rama. Ministria e Kulturës nuk do të bashkohet me Sportin dhe Arsimin. Mirela Kumbaro do të jetë sërish personi që do të drejtojë këtë ministri, me argumentin se ndryshimet e nisura duhen më shumë se 4 vjet që të përfundojnë në këtë dikaster të rëndësishëm.

Artikulli paraprakKUSH ËSHTË SENIDA MESI ?!
Artikulli tjetërM.MADHE, INVESTIME NË INFRASTRUKTURË